Në sheshin “Skenderbeu” në Shkup, qytetarët kanë bërë homazhe për viktimat e tragjedisë në Bullgari, shkruan gazeta LAJM. Shumë prej tyre mezi kanë mbajtur lotët duke rrëfyer për dhimbjen që kanë ndjerë për personat që humbën jetën në aksidentin tragjik. Disa nga të intervistuar kanë shprehur edhe revoltën e tyre për mungesën e përgjegjësisë dhe sjelljen e politikanëve, që sipas tyre, në vend që të merren me zbardhjen e rastit, janë të preokuruar me hyrjen në Qeveri. “”As në 2001-shin s’kishim kaq viktima, këta na tregojnë kush do hyje në Qeveri”, qytetari i revoltuar me sjelljen e politikanëve”, u shpreh një qytetar para kamerës së gazetës LAJM.
Lajme “As në 2001-shin s’kishim kaq viktima, këta na tregojnë kush do hyje...