Artistët shqiptarë të cilët kanë nënshkruar kontratë me “Sony Music”

Sony Music është një kompani muzikore amerikane është botuesi më i madh i muzikave në tregun muzikor e që për nga madhësia e labelave është e dyta pas “Universal Music Group”, shkruan Express.   

Këngëtarja, Luana Vjollca, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” sot ka treguar se është bërë pjesë e kompanisë “Sony Music” e labelit Epic Records.

Era Istrefi pas publikimit të këngës “Bon Bon” arriti marrëveshje me “Sony Music” dhe që nga ajo kohë është pjesë e tyre, po ashtu edhe disa artistë tjerë kanë nënshkruar marrëveshje me këtë kompani, e që disa i kanë shkëputur për shkak të disa mosmarrëveshjeve.

Ultra Music's Patrick Moxey on New Signee Era Istrefi, Rihanna & Sia  Parallels: Exclusive | Billboard

Tayna gjithashtu është pjesë e “Sony Music” që nga korriku i vitit të kaluar, e po ashtu është në të njëjtin label me të cilin ka nënshkruar sot këngëtarja, Luana Vjollca, shkruan Express Rozë .

Dy këngëtaret, Baby G dhe Kida, ishin afër nënshkrimit të marrëveshjes me “Sony Music”, por se gjërat nuk shkuan ashtu siç ishte planifikuar duke mos arritur të bëhën pjesë e tyre.

Pjesë e Sony Music janë edhe dy shqiptarët, Kidda dhe DJ Regard.

Gjithashtu edhe këngëtarët shqiptarë me famë botërore si G4SHI dhe Dua Lipa janë pjesë e kësaj kompanie./Express/

Gashi nënshkruan kontratë me "Sony Music" - Telegrafi
Dua Lipa (album) - Wikipedia