“Artist nuk bëhesh nga një çmim”, Stresi ka diçka për të thënë pasi mbeti jashtë listës së finalistëve

Stresi garoi në edicionin e 58-të të “Festivalit të Këngës” me një duet me Eli Farën.

Por, fatkeqësisht dy artistët nuk arritën të hyjnë në listën e finalistëve.

Pas publikimit të emrave finalistë, Stresi përmes një postimi ka falënderuar publikun për mbështetjen dhe iu uroi sukses finalistëve.

Ju falenderoj perzemersisht te gjitheve qe na suportuat 🙏🙏🙏 Sa më shumë e mendoj aq më shumë e kuptoj që s’ka asgjë më artistike se sa të duash të tjerët … Urime Te gjithe finalisteve e meritonit @elifaramari Mos U merzit ne kemi publikun me vete ska me finale se kjo . Mbi gjitha ishte privilegj te punoje me ty @veragrabocka. Artist Nuk Behesh nga nje Çmim ne jemi ne shpirt te tille 🤙🤙🤙🤙”, ka shkruar ai.