Arteta me fjalë të mëdha për Xhakën: Një lojtar dhe person fantastik

Trajneri i Arsenalit, Mikel Areta ka disa fjalë për Granit Xhaka.
Pas 7 viteve karrierë në ‘Emirates’ Xhaka vendosi të ndryshojë ambient.

Mesfushori magjik nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Bundesliga, te Bayer Leverkusen.

E Arteta, zgjodhi fjalë prekëse në lamtumirën e mesfushorit shqiptar me pasaportë zvicerane.

“Po i themi lamtumirë një lojtari dhe personi fantastik. Graniti ka dhuruar kontribut të paçmueshëm, jo vetëm me gola, por edhe vendosjen e ekuilibrave si një lider i vërtetë. Faleminderit do të ishte pak.
I urojmë më të mirat atij dhe familjes në këtë aventurë të re profesionale. Gjithmonë do të jesh i veçantë për Arsenalin”, deklaroi Arteta.

Granit Xhaka, karrierën do ta vijojë në Bundesliga te skuadra e Bayer Leverkusen.