Sulmuesit iu largua shiriti i kapitenit pasi theu rregullat e “Topçinjve”, derisa nuk u ftua në dy ndeshjet e fundit, transmeton lajmi.net.
Pas fitores ndaj West Ham, Arteta konfirmon se ekziston mundësia që gaboni të ftohet për ndeshjen në vikend ndaj Leeds United.
“Ishte i papërshtatshëm për këtë ndeshje dhe kjo është, tani ndeshja ka përfunduar”.
I pyetur nëse do ftohet në vikend, Arteta shtoi “Do e diskutojmë në të ardhmen e afërt”.
Ndërkohë, Arsenal renditët në top katër me 29 pikë, 12 më pak se lideri, Man City.