Mikel Arteta së fundmi në një intervistë ka konfirmuar të ardhmen e lojtarit Pierre Emerick-Aubameyang.
E ardhmja e Aubameyang është vënë në pikëpyetje disa herë gjatë kohës sa Mikel Arteta po drejton klubin e Arsenalit, transmeton lajmi.net.
Mirëpo, një largim i tij i mundshëm nuk duket të ndodhë, të paktën kështu thotë menaxheri i Topçinjëve.
“Auba është me të vërtetë një faktor i rëndësishëm në planet tona dhe një lojtar shumë i rëndësishëm në skuadër dhe kjo gjë do të vazhdojë”, ka thënë Arteta.
“Ne na duhen lojtarë të tillë sikurse ekipi ynë për të qenë të suksesshëm dhe kjo gjë nuk do të ndryshojë brenda një nate apo dy”.
Auba është duke munguar në skuadër pasi po ka probleme me sëmundjen e ‘malarias’ së fundmi. Ai do të mungojë në disa ndeshje.



