Arteta: Këto kanë qenë dy javët më të mira që kam pasur ndonjëherë në futboll

Tre humbje të njëpasnjëshme pa shënuar një gol të vetëm e kishin rritur presionin mbi Artetën në ndeshjen e së shtunës me Norwich City, por “Gunners” u përgjigjën në mënyrë të shkëlqyeshme pasi një fitore 1-0 i dha atyre fundin e një makthi.

Arteta ka pohuar se kthesa shënon një nga momentet e tij të preferuara të futbollit.

“Duhet të them që ndoshta kanë qenë 10-14 ditët më të mira që kam pasur ndonjëherë që kur kam qenë në futboll,” u tha Arteta gazetarëve pas lojës.

“Duhet të fitosh ndeshje futbolli, por është kënaqësi të shikosh se si të gjithë silleshin në kontekstin që kishim përreth. U emocionova shumë kur e pashë këtë.

“Unë mendoj se është goxha e vështirë të shohësh futboll dhe njerëzit ndoshta prisnin diçka, ata duan të shkojnë në një rrugë tjetër – përpiqen të transmetojnë urrejtje apo çfarëdo – nuk ishte aspak kështu. Pra, faleminderit shumë”, u shpreh menaxheri spanjoll.

Pierre-Emerick Aubameyang ishte njeriu që më në fund theu akullin e shënimit të Arsenalit me golin e vetëm të lojës në minutën e 66-të.

“Jam shumë i lumtur. Tre pikët e para të sezonit. Ishin javë të vështira kështu që ne duhej të siguroheshim që e fituam këtë lojë para tifozëve tanë. Gjëja më e rëndësishme sot ishte të luanim me krenari dhe kjo është ajo që ne e bëmë, “tha ai për BBC Sport.

“[Fillimi] ishte me të vërtetë i vështirë. Kishim 10 ditë për t’u përgatitur dhe për të ndryshuar gjërat dhe kjo është ajo që bëmë. Sot u siguruam që ta fitonim këtë lojë dhe morëm tre pikë.

“Në përgjithësi ne luajtëm mirë. Kishim shumë shanse. Duhet të jemi pak më klinikë para portës, por të gjithë dhanë gjithçka në fushë”, përfundoi 32-vjeçari.