Artefaktet kulturore nga Shanxi ekspozohen në Pekin

Artefaktet kulturore nga provinca Shanxi e Kinës veriore, një nga djepet e qytetërimit kinez, tani janë të ekspozuara në Pekin.

Ekspozita po mbahet në muzeun e artit të universitetit “Tsinghua” dhe paraqet qindra objekte kulturore që përfshijnë mijëra vjet, nga Epoka Paleolitike deri në dinastitë Ming dhe Qing.

Sipas “Xinhua”, ekspozita do të jetë e hapur deri më 9 janar 2022. (Elona)