Sot pata kënaqësinë që të pres në takim pune ambasadorin e Republikës së Kosovës,
z. Gjergj Dedaj.




z. Dedaj i thash se uroj që në Kosovë me 14 shkurt të mbahen zgjedhje të lira e demokratike dhe zgjedhje të institucioneve në Kosovë që sa më parë të mund të vijojë mbajtja e mbledhjes së përbashkët e dy qeverive tona.
Gjithashtu ambasadorit Dedaj i shpreha përkrahje për procesin e ish drejtuesve të Republikës së Kosovës të cilët për momentin janë në Hagë. I thash që shpresoj se ata do të kthehen faqebardhë dhe që drejtësia çdoherë ngadhënjen dhe del në dritë.