Artan Grubi nuk kandidohet: Unë do të jem vetëm ushtarë!

Ish deputeti i BDI-së, Artan Grubi sonte në hapjen e shtabit të BDI-së në Çair falënderojë të gjithë ata që e kanë votuar në zgjedhjet e 2016, pasi sipas tij nuk do të garojë në zgjedhjet e 12 Prillit. Ai shprehu gjithashtu falënderime duke ju thënë se ai dhe deputetët tjerë të BDI-së kanë kryer obligimet e marra nga populli duke miratuar të gjitha ligjet dhe sot Maqedonia e Veriut është në NATO dhe së shpejti në BE.

Grubi gjithashtu u shpreh para të pranishmëve se BDI-ja e bëri dygjuhësinë, kryetarin e parë shqiptarë në Kuvend, Talt Xhaferin dhe shumë të mira tjera në interes kombëtarë e shoqëror.