Artan Grubi nuk e shpëtoi nga burgu Albin Kurtin, por ekipi i RTK-së

Kryetati i Lëvizjes Vetëvendosje ,Albin Kurti dhe akstivisti i atëhershëm i kësaj Lëvizje,Visar Ymeri, dhjetë vite më parë ,ishin nisur nga Prishtina për të marr pjesë në një përvjetor të Lëvizjes Zgjohu,në Shkup.Ata u ndaluan nga policia në hyrje të Maqedonisë ,për më shumë se dy orë,ndonëse një pjesë e madhe e policëve dhe komandanti i tyre në stacion kanë qenë shqiptar.Në një kohë kur BDI ishte pjesë e Qeverisë.
Artan Grubi nuk ka shkuar në kufij për tu interesuar për fatin e të ftuarve të tij,por ai ka qendruar në lokalin Kap-An në Shkup.
Nga Prishtina njoftojnë ,se me të kuptuar për ndalimin e Kurtit në pikën kufitare,aty ka shkuar ekipi i RTK-së në Maqedoni,gazetari Besnik Iseni dhe xhirusi i tyre ,Suhejl Jonuzi.Ata kanë raportuar në Televizion për ndalesën e Kurtit nga policia.
Pas marrjes në pyetje ,fillimisht është liruar Visar Ymeri dhe një orë më vonë Albin Kurti.
Që të dy kanë udhëtuar drejt Shkupit me veturën e ekipipit të RTK-së,meqë veturën e tyre ,drejtuesit e Vetëvendosjes e kishin lënë në anën kosovare.
Ata kanë qëndruar për rreth 1 orë në mbrëmjen e organizuar nga Lëvizja Zgjohu,dhe përsëri me ekipin e RTK-së janë kthyer drejt kufirit md Kosovën.