Artan Grubi: Kuvendi miratoi marrëveshjen për kufirin Llojan – Miratoc në Kuvend

Sot, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së veriut ratifikoi marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Serbisë për hapjen e vendkalimit kufitar Llojan – Miratoc midis dy vendeve tona.

Njoftimin e bëri deputeti i BDI Grubi nëpërmjet të një postimi në Facebook. “Marrëveshja për kufirin Llojan – Miratoc sa po u miratua nga Kuvendi jonë. Urime të gjithëve” shkruan Artan Grubi.

Marrëveshja për hapjen e kufirit nuk u votua nga deputet e Aleancës dhe Besës.