Artan Grubi komenton interpelancën e Izet Mexhitit, flet edhe për Sulejman Rexhepin! (VIDEO)

Zevendës kryeministri i parë i qeverisë Artan Grubi ka folur në Manastir edhe për informacionet e paraqitura se Izet Mexhiti dhe grupi i tij në BDI, do të propozojnë interpelancë në Kuvend kundër Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, shkruan gazeta LAJM. Grubi ka thënë se i ka degjuar këto informata të paraqitura, por i ka demantuar, raporton korrespodenti i gazetës Lajm nga Manastiri.
“I kam degjuar këto informacione në media. Ralisht ne funksionojmë si një trup i vetëm. Edhe grupi parlamentar i BDI-së, edhe pushteti ekzekutiv edhe kryetarët e komunave jemi të fokusuar në realizimin e BDI-së. Nuk duam të defokusohemi me tema të tilla sepse kemi shumë punë për të bërë dhe jemi të rreshtuar pas politikave të kryetarit Ali Ahmeti”, deklaroi Grubi.
Ai ka komentuar edhe deklaratën e ish kryetarit të BFI-së, Sulejman Rexhepi, i cili tha se BDI është përzier në punën e kësaj bashkësie fetare./Gazeta LAJM