Artan Grubi ju buzëqesh nga një restorant luksoz

Sekretari organizativ i Bashkimit Demokratik, Artan Grubi nga pushimet verore ka dërguar mesazhin se diçka e mirë po vjen.

“Vlerësimi i drejtë i popullit për punën e bërë të bën krenar dhe të sjell ndjenjën e merituar fitimtare.Diçka e mirë po vjen …😊”, është shprehur Grubi.
Mesazhi i tij vjen pak ditë para fillimit të negociatave për formimin e qeverisë së, të cilat pritet të fillojnë zyrtarisht pas dy gushtit.
Në anën tjetër, nga kjo parti kanë parashtruar edhe kushtet për negociata me partitë shqiptare.

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik Bujar Osmani ka shpalosi 5 shtylla kryesore të platformës shqiptare për të hyrë pastaj në negociata me subjektet politike maqedonase.

Është shumë me rëndësi të dakordohemi për këtë platformë shqiptare në garën politike që duhet të jetë e përhershme për politiken shqiptare këtu:

1. Në zgjedhje nuk garojmë me më shumë se dy lista.
2. Partia që e merr një votë më shumë flet në emer të shqiptarëve me komunitetet tjera.
3. Partitë dhe deputetët e partive që kanë një votë më pak, japin mbështetjte partisë së parë, që për vijat strategjike tona të flasin në emër të gjithë deputetëve shqiptarë, kurse për çështje të politikës ditore do të jenë korrektori kryesor.
4. Deputetët e partive jofituese nuk bëjnë biseda anësore për të dobësuar pozitat negociuese të partisë fituese ( si në vitin 2006).
5. Mundësi për bashkëpunime në forma të ndryshme në interes të qytetarëve mes partive politike shqiptare./infoshqip/