Artan Grubi i DUI-t merr mirënjohje nga ”tigrat”e ”brate” Lubes!

Shkruan: Medai Shaholli

Skandali i radhës në vazhdën e skandaleve me integristët e Ali Ahmetit ka ndodhur sot me Artan Grubin si zëvendëskryeministër sharlatan dhe aspak me atdhetar si përfaqësues i mëmës parti DUI në qeverinë e koalicionit.

Zëvendëskryeministri qeverisë së koalicionit të MV z.Artan Grubi, është përulur sot në shenjë lavdie dhe trimërie para përmendores së ”branitellëve”, me rastin e 40-vjetorit të krijimit të njësitit special ”tigri” dhe 20-vjetorit të rënies së tyre në përballje me luftëtarët e UÇK-së në vitin 2001, ku me ç’rast ”branitellët” e gjallë të ”brate” Lubes e kanë nderuar me mirënohje pllakat nderi.

Kjo mirënjohje duhet jetë dhënë me motivacion ”për rolin dhe qëndrimin luajal që ka mbajtur z.Grubi ndaj ”branitellëve”, si mirënjohje për heqjen dorë nga kërkesat e ish luftëtarëve të UÇK-së nga ana e ministrave shqiptarë dhe të z.Grubi ndaj statusit të parregulluar të ish luftëtarëve të UÇK-së si dhe në përgjithësi ndaj statusit denigrues të shqiptarëve në ”dërzhavën demokratike” MV.

Egjithë kjo maskaradë për mirënjohje dhe ky servilizëm i paparë ndaj ”branitellëve” të ”brate” Lubes nga ana e servilit Artan nuk ka mundur të manifestohej pa aminin e kryeintegristit Ali Ahmeti.

Turpi është gjithmonë i zi e ka emrin DUI dhe Ali por edhe Artan Grubi!