Përbërja e re Kuvendore do të ketë numër rekord të deputetëve shqiptarë në Maqedoninë e veriut, por disa deputetë të deritanishëm lëshojnë bankat e Kuvendit. Wshtw interesant se tw gjithw deputetwt e deritanishëm qw mbetwn jahstw Kuvendit, nuk janw kandiduar fare nw lista.
Pas dy mandateve, në Kuvend nuk do të jetë më Artan Grubi. Edhe pse një nga njerëzit më të afërt të kryetarit të partisë, Ali Ahmeti, Grubi nuk u paraqit fare në listat e kandidatëve për zgjedhjet 2020.
Përveç tij, nga deputetët e Shkupit nuk u rikandidua as Ejup Halimi, i dënuar me 3 vjet e gjysmë për shkak të parregullsive zgjedhore në zgjedhjet e mëhershme lokale në Çair.
Pas shumë mandateve, në Kuvendin e ri nga radhët e BDI-së nuk do të jetë as deputeti Xhevat Ademi nga Tetova, Rexhail Ismaili nga Kumanova, si dhe Mirsade Emini-Hasani e cila erdhi si deputete e RDK-së, e vazhdoi si e BDI-së.
Në Kuvend nuk janë rizgjedhur as Branko Manojlovski, Shpresa Hadri dhe Agim Shaqiri.
Nga radhët e Aleancës për Shqiptarët në Kuvend nuk hyn deputetja e deritanishme, Arta Toçi.
Nga radhët e Alternativës në përbërjen e re kuvendor nuk do të jenë Rexhep Memeti nga Shkupi dhe Nexhbedin Karemani nga Tetova.
Nga Lëvizja Besa, nuk do të jetë më deputete Arta Bilalli, kurse nga PDSH do të mungojë deputetja me disa mandate, Merale Uzeiri-Ferati.
Maqedoni Artan Grubi, Ejup Halimi, Rexhail Ismaili …, ja lista e deputetëve të...