Arta Nitaj u tall me fenë islame, Butrint Imeri fshinë videon

Butrint Imeri, pati shumë të ftuar në ditëlindjen e tij të organizuar mbrëmë në jug të Shqipërisë.

Të ftuar në ditëlindjen e tij, ishin edhe dy Artat, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për Arta Elezaj dhe Arta Nitaj.

Ishte kjo e fundit e cila bëri një veprim të turpshëm, duke u tallur me fenë islame.

Arta ishte e veshur me një fustan me një si tip mbulese në kokë, bënte shaka duke thënë se ishte duke e falur mëngjesin.

Vajzat dhe Butrinti dëgjohen duke qeshur pasi ajo thotë këtë frazë, mirëpo vetëm pak më vonë, këngëtari për arsye të panjohura e fshin videon në fjalë.

Mundësia e fshirjes së videos edhe mund të jetë pasi ajo u bë virale gjithandej./Lajmi.net/