Arta Nitaj reagon pasi Kejvina Kthella për një moment “u eliminua” nga Big Brother Albania

Modelja shqiptare, Kejvina Kthella po nis një kapitull të ri në ekran.

Nga mbrëmë (e shtunë) modelja është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania 2 megjithatë hyrja e saj shkaktoi zhurmë dhe ajo u përball menjëherë me një sfidë nga “Vëllai i Madh”.

Pas hyrjes banorëve iu kërkua që të eleminonin njëri-tjetrin dhe ai që nominohet më së shumti u tha se do të dërgohej menjëherë në një televotim dhe se publiku do të zgjidhnin nëse në shtëpinë e famshme duhet të qëndronte personi i nominuar apo të hynin dy ish-konkurrentet e “Përputhe” Efi dhe Mikela që garojnë si një person i vetëm.

Ajo që u nominua më së shumti nga banorët ishte Kejvina, mirëpo më vonë prezantuesja e spektaklit, Arbana Osmani njoftoi se ky ishte thjesht një provokim dhe se të tria vajzat janë tashmë pjesë e BB VIP Albania 2.

E gjithë kjo situata ka bërë që përmes Instagramit të vijë edhe një reagim nga mikesha e Kejvinës, Arta Nitaj përveç që i ka uruar suksese u shpreh se menjëherë filluan të kenë frikë nga modelja.

“Suksese shoqja ime 10/10, e pa konkurrencë, natën e mirë. Që në star filluan me të pas frikë. Kështu e bëjmë ne”, ka shkruar Arta në postimet në Instagram.

Kujtojmë që ndër banorët e tjerë që u bën pjesë janë edhe Olta Gixhari, Kiara Tito, Te Trifoni, Gent Haziri, Luiz Ejlli, Ronaldo Sharka, Armaldo Kllogjeri, Dea Mishel, Amos Zaharia, Arjana, Krist Aliaj, Zhaklina Gjolla, Herion Mustafaraj.