Arta Nitaj me pushime në një tjetër vend luksoz

Bukuroshja nga Peja, Arta Nitaj, gjatë kësaj vere ka shijuar pushimet nëpër vende të ndryshme.

Zeshkania fillimisht ka qenë në Ibiza të Spanjës, e më pas në disa vende të tjera përfshirë: Shqipërinë dhe Greqinë.

Ish-aktorja e “O sa mirë” kësaj radhe ka publikuar disa fotografi të reja nga një tjetër vend luksoz.

Foto: Screenshot/Instagram

Modelja e njohur këtë herë nuk e ka zbuluar destinacionin e këtij udhëtimi me pamje magjepsëse.

Sidoqoftë, ajo ka marrë vëmendje me një fustan të gjelbër të gjatë, ndërsa ka vënë në fokus pjesën e pasme të trupit.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta mori komplimente të shumta për paraqitjen nga miqtë e ndjekësit në Instagram.

Nitaj komentohet shpesh në mediat shqiptare e shtypin rozë, kryesisht për imazhet që publikon.

Foto: Screenshot/Instagram