Arta Nitaj bën një ndërhyrje estetike në buzë

Arta Nitaj tregoi ndërhyrjen estetike që ka kryer në buzë.

Arta Nitaj është emër shumë i komentuar në shoubiz, sidomos për paraqitjet në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Ajo kujdeset shumë për linjat trupore, të cilat nuk heziton t’i ekspozojë në fotografitë që i publikon vazhdimisht.

Përmes një postimi, Arta së fundi bëri të ditur se ka kryer një ndërhyrje estetike në buzë, duke i fryrë ato.

Teksa fotografoi buzët nga afër dhe tregon haptas ndryshimin që ka pësuar pas kësaj ndërhyrjeje, Arta u shpreh e kënaqur me këtë ndryshim.