Ajo ka qenë duke e shijuar këtë verë jashtëzakonisht shumë nëpër vende të ndryshme.
Bëhet fjalë për aktoren dhe modelen nga Klina, Arta Elezaj, e cila vetëm këtë kohë ka qenë në disa vende luksoze.
Ylli, i ndjekur nga mijëra njerëz vetëm në Instagram, ka publikuar këtë herë disa imazhe nga pushimet në Bodrum.
Kaçurrelja shfaqet e veshur me një kostum blu si dhe mban në duar një çantë të vogël.
Komplimentet ndërkohë nuk munguan në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.
Përpara këtij pushimi, ish-aktorja e “O sa mirë’ ka qenë në Positano e Capri të Italisë.
E fundit paraqitje e Elezajt në ekran ka qenë në serialin vendor, “Sha je be tu folën”.