Arsyetohet pronari i restorantit: Nga 400 mysafirë, vetëm 5 u helmuan (VIDEO)

Pesë anëtarë të një familje llapjane u helmuan nga ushqimi që konsumuan në restorantin “Ora”.

Të njëjtit, gjatë të martës, nuk pranuan të deklarohen për rastin veçse thanë se tre anëtarë janë ende në Klinikën Infektive.

Për këtë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e mbylli lokalin, derisa të dalin analizat laboratorike.

Por, me këto pretendime nuk u pajtua pronari i lokalit, Ditar Hoti, i cili qëndroi në mbajtje policore për këtë punë. Ai prezantoi edhe raportin e Agjencisë së Ushqimit të cilët, sipas tij, nuk gjetën gjë të keqe kur shkuan për inspektim në restorantin e tij.

Hoti thotë se po presin rezultatet e Institutit të Shëndetit Publik për të vërtetuar deklaratat e tij.