Arsovski: Këshilltar i LSDM-së për tre vjet mori qindra mijëra euro nga tenderë

“Të gjithë jemi të sigurt për një gjë, e kjo është se zyrtarët nga radhët e LSDM-së për tri vitet e kaluara jetojnë vetëm në kurrizin e qytetarëve dhe me paratë e qytetarëve.

Në 3 vitet e kaluara që kur LSDM erdhi në pushtet, ne shohim vetëm tenderë skandalozë dhe të manipuluar, krim, korrupsion, dështime dhe shkatërrime për vendin tonë.

Zyrtarët e LSDM-së, në vend që të punojnë për qytetarët, punojnë për vete dhe xhepat e tyre dhe nxjerrin paratë nga buxheti i Republikës së Maqedonisë.

Kompania “Brigada Dizajn” e cila ndau tenderin prej 200.000 eurove për shërbime të marketingut me një agjenci tjetër marketingu nga Fondi i Inovacionit, rregullisht merrte tenderë nga institucionet shtetërore nga viti 2018 e tutje, pasi LSDM erdhi në pushtet, megjithëse Bojan Ivanoviq i cili është një nga personat kryesor të agjencisë, është këshilltar nga radhët e LSDM-së në Qytetin e Shkupit tek Petre Shilegov dhe është mbështetës i rregullt i politikave të LSDM-së.

Vitet 2018, 2019 dhe 2020 ishin vërtet të frytshme për këshilltarin e LSDM-së i cili drejton kompaninë “Brigada Dizajn”. Bojan Ivanoviq nga LSDM në vitin 2018 nga Fondi për Inovacion merr tenderë në vlerë prej 2,7 milion denarë dhe pastaj në fund të vitit 2018, pra në fillim të vitit 2019 edhe nga Fondi i Inovacionit për të marrë një tender tjetër në vlerë prej 1,4 milion denarë, dhe pastaj për të marrë dhe tenderëve nga Komisioni Rregullator i Energjetikës në vitin 2019 në vlerë prej mbi 500.000 denarë për promovimin e komisionit rregullator. Për 3 vjet pa tenderin e fundit, atë prej 200.000 eurove, këshilltari nga LSDM-ja mori mbi 4,5 milion denarë dhe duke përfshirë edhe mbi 10 milion denarë të fundit, para nga qytetarët të cilat përfunduan në xhepin e një këshilltari nga radhët e LSDM-së në Qytetin e Shkupit.

Le të vërejmë disa gjëra dhe kjo është derisa këshilltari nga LSDM-ja Bojan Ivanoviq merr tenderë nga KRRE-ja, i njëjti rregullator i cili atëherë ngriti çmimin e energjisë elektrike për qytetarët dhe tani qytetarët paguajnë një çmim më të lartë të energjisë elektrike.

Normalisht, siç thamë më parë, këto para nga çmimi më i lartë përfundojnë në radhët e LSDM-së.

Ne nuk e komentojmë më komisionin rregullator, sepse ne e dimë që ata punojnë vetëm nën diktatin e Zaevit, kështu që Zaev do të duhet t’u tregojë atyre nëse duhet të rishikojnë ose përfundojnë tenderin i cili ishte dhënë më parë.

Përndryshe, nëse e gjithë kjo mbetet status- quo, ky është rezultat i LSDM-së. Nëse qindra mijëra euro përfundojnë me këshilltarë nga radhët e LSDM-së nga Qyteti i Shkupit, ju vetëm mund të imagjinoni se sa para të qytetarëve nga buxheti i Republikës së Maqedonisë përfundojnë tek ministrat dhe zyrtarët të tjerë që janë të një rangu më të lartë të LSDM-së dhe Qeverisë.” – deklaroi Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.