Arsenali thuhet se ka arritur marrëveshje me yllin e madh spanjoll

Arsenali ka arritur një marrëveshje në parim në lidhje me transferimin e mesfushorit Martin Zubimendi nga Real Sociedad.

Zubimendi shumë shpejt mund mund të vesh fanellën e klubit nga Emirates.

Sipas gazetarit të njohur Ben Jacobs, marrëveshja është duke pritur konfirmim zyrtar, pasi kushtet e plota janë rënë dakord me lojtarin.

Klubi londinez po vepron me kujdes, duke marrë parasysh se lojtari spanjoll më parë e rishqyrtoi transferimin e tij te skuadra londineze.

Forca lëvizëse pas këtij transferimi është ish-drejtori sportiv i klubit Edu Gaspar dhe ish-kryeskauti Jason Ayto.

Në sezonin aktual, spanjolli 26-vjeçar ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 1 asistim në 44 ndeshje.