Arsenali rivalizon Barcelonën për transferimin e Raphinhas

Klubi anglez, Arsenali i është bashkuar garës për sulmuesin anësor të Leeds United, Raphinha.

Raphinha pritet të largohet përfundimisht nga klubi anglez, pasi cilësitë e tij jane më të mëdha sesa pretendimet e Leeds.

Braziliani është një emër i nxehtë këtë verë, dhe kërkohet edhe nga gjiganti spanjoll Barcelona.

Sidoqoftë, gazetari i njohur Fabrizio Romano – duke folur në podcastin Here We Go, ka deklaruar se Arsenali ka regjistruar zyrtarisht interesimin e tyre për Raphinha.

Megjithatë, Romano ka shtuar se Barcelona ende shihet si favorit për të siguruar transferimin e 25-vjeçarit, me të cilin thuhet se ka marrëveshje personale.

Nëse Leeds mbetet në Ligën Premier për sezonin e ardhshëm, ata do të kërkojnë një tarifë të madhe për të shitur Raphinha, pasi ai ka një kontratë deri në vitin 2024.