Arsenali po synon transferimin e yllit të Villarreal, Pinos

Arsenali po synon një transferim për Yeremy Pinon.

Por, ‘Topçinjtë’ po përballen me konkurrencën nga rivalët e Premier Ligës për nënshkrimin e yllit të Villarrealit, raporton “Daily Star”.

Ylli spanjoll ka bërë emër që kur bëri debutimin e tij për Villarrealin në tetor të vitit 2020. Pavarësisht se është vetëm 19 vjeç, anësori ka luajtur 77 ndeshje për “Nëndetësen e Verdhë”, ndërsa ka luajtur edhe katër herë për kombëtaren spanjolle.

Pino konsiderohet si një nga anësorët e rinj më të talentuar të futbollit evropian, pasi që ai është një lojtar shumë i gjithanshëm që mund të luajë kudo në vijën e parë të sulmit.

Tinejxheri ka rënë në sy të klubeve të Premier Ligës ku thuhet se Arsenali po lufton me Liverpoolin dhe Chelsean për nënshkrimin e tij.

Po ashtu, thuhet se skuadrat angleze po përgatisin ofertat e tyre, por ata do të duhet të shpenzojnë një shumë të majme, pasi që klauzola e lirimit të Pino është vendosur në 80 milion euro, gjë që mund të largojë shumë skuadra të interesuara.