Arsenali pas mbrojtësit anësor të Norwichit, Max Aarons

Arsenal është duke e monituar situatën e mbrojtësit të Norwichit, Max Aarons.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet në Angli, “The Gunners” e kanë pikëtuar 22-vjeçarin si objektivin kryesor për pozitën mbrojtësit të djathtë.

E veçanta e anglezit është se mund të luajë edhe në krahun e majtë të mbrojtjes.

Arsenali po has vazhdimisht probleme me krahët e mbrojtjes, si shkas i lëndimeve të shpeshta të Kieran Tierney dhe Takehiro Tomyiaso.

Ardhja e një mbrojtësi anësor që garanton vazhdimësi në paraqitje do të ishte shumë e nevojshme për londinezët që mëntojnë të marrin pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Sa u përket financave, sipas London Football, Artetës iu është ndarë një buxhet relativisht i lartë me anë të të cilit do të sigurohen një sulmues, një mesfushor dhe një mbrojtës anësor.