Arsenali do t’i ofrojë Xhakës një marrëveshje të re

Pas fillimit të bisedimeve me Bukayo Saka, William Saliba dhe Gabriel Martinelli për kontrata të reja, Arsenali tani është i gatshëm t’i ofrojë ish-kapitenit Granit Xhaka një marrëveshje të re sipas Fabrizio Romano

Kështu ka bërë të ditur gazetari italian Fabrizio Romano, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

“Xhaka është i radhës në listë pas Martinelli, Saka dhe Saliba, por marrëveshja Saka duhet të finalizohet dhe gjithashtu Saliba është ende në negociata, kështu që do të duhet pak kohë para se të t’i vazhdohet kontrata Xhakës. Do të diskutohet në muajt e ardhshëm”.