Arsenal e dëshiron Danilon, përgatitet të nis ofertë drejt Palmeiras

Merkatoja e janarit pritet ta shoh Arsenalin teksa bënë ndonjë lëvizje për të përforcuar radhët e veta.

Mesfushori me tipare defensive, Danilo, i cili luan me skuadrën e Palmeiras, është dëshira kryesore e Gunners, transmeton lajmi.net.

Në garë për lojtarin janë edhe Monaco e Lille. Të tri skuadrat thuhet të kenë kontaktuar Palmeiras, por kanë marrë përgjigjen e njëjtë.

Danilo nuk është në shitje. Së paku jo këtë muaj. Lojtari është i rëndësishëm për klubin dhe pjesëmarrja e tyre në Kupën e Botës për Klube e bënë të vështirë operacionin.