Arsenal dhe Atletico Madrid në garë për Lautaro Martinez

Arsenal dhe Atletico Madrid janë në garë për sulmuesin e Interit, Lauraro Martinez.

Lautaro ka kontratë me Interin deri në vitin 2026, por mund të largohet gjatë verës.

Sipas ‘Goal’, Interi do ta lënë të largohet argjentinasin nëse marrin një ofertë prej 70 milionë euro, ose më shumë gjatë merkatos së verës.

Në garë për sulmuesin janë Arsenali dhe Atletico Madrid, transmeton lajmi.net.

Të dy ekipet kërkojnë të përforcojnë repartin e sulmin dhe opsioni i tyre është 24 vjeçari.

Mbetet të shihet se cili nga dy ekipet, do të paguajnë klauzolën e Lautaros.