Arritën në Maqedoni ekspertët gjermanë që do të ndihmojnë te hetimi ndaj zjarrit në spitalin e Tetovës

epa09456810 Investigators at the scene following a fire at a hospital for Covid-19 patients in Tetovo, Republic of North Macedonia, 09 September 2021. At least fourteen deaths have been reported by the Ministry of Health when a fire, thought to have been triggered by oxygen cylinders that provide oxygen to patients with a more severe clinical case of Covid-19, broke out at the hospital. EPA-EFE/Georgi Licovski

Një ekip ekspertësh gjermanë që do të duhet të hetojnë arsyet dhe rrethanat e zjarrit në spitalin modular në Tetovë sot arritën në Maqedoni.

Ekipi gjerman nga Shërbimi Federal i Kriminalistikës, është i përbërë nga katër ekspertë edhe atë nga kriminalist dhe forenzikë për hetimin e zjarrit dhe një kriminalist dhe një i forenzikës për matjen e hapësirave me laser dhe fotografim.

Ndryshe, në rastin tragjik në Tetovë humbën jetën 14 persona, ndërsa 12 të tjerë mbetën të lënduar.

Si pasojë e kësaj, ministri i Shëndetësisë, zëvendësministri dhe drejtori i spitalit të Tetovës ofruan dorëheqje, por dorëheqja e tyre ende nuk është pranuar nga kryeministri Zaev.