Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Në Portin e Selanikut në Greqi kanë arritur automjetet, të cilat janë donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut, njoftojnë nga Ushtria e Maqedonisë së Veriut.

“Kanë arritur automjetet ushtarake jo luftarake që aleati ynë i NATO-s, Mbretëria e Norvegjisë na dhuroi si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer dypalësh.

Së shpejti, pas transportit nga porti i Selanikut, pjesë e njësove tona do të jenë 40 kamionë dhe 36 automjete të lehta këmbësorie, duke forcuar kështu kapacitetet tona të ushtrisë.

Faleminderit! Më të fortë së bashku”, thuhet në njoftimin e URMV-së.