Bashkimi Evropian ka dërguar pajisje mbrojtëse mjekësore për Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi përmes “ReskEU”, nga rezervat e përbashkëta mjekësore të Unionit e krijuar për të ndihmuar vendet të cilat kanë pajisje jo të mjaftueshme për luftën me korona virusin.
Njëkohësisht Sllovakia ka ofruar FFP2, FFP3 dhe maska kirurgjike, si dhe paketa higjienike, batanije, shatorë dhe gjeneratorë për Maqedoninë në korniza të mekanizmit evropian për mbrojtje civile.
“ReskEU rezerva dhe maknizma evropiane për mbrojtje civile vazhdojnë të dëshmojnë vlerën e tyre me dërgimin e ndihmave për ata që kanë nevojë. Pajisjet mbrojtëse personale është me rëndësi të veçantë në luftën kundër korona virusit. Dërgojmë më tepër se 130 mijë maska mbrojtëse në Mal të Zi dhe Maqedoni të veriut. Faleminderoj Gjermaninë për ruajtjen dhe transportin e kësaj porosie të pajisjeve të ReskEU dhe Sllovakiseë për zemërgjerësinë ndaj fqinjëve tanë të afërm në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi komesari për menaxhment me kriza të KE-së, Janez Lenarçiq.