Arrihet marrëveshja, Zakaria do të nënshkruajë për Monacon

Juventusi dhe Monaco kanë arritur marrëveshje të plotë në lidhje me transferimin e Denis Zakarias – konfirmon Gianluca Di Marzio.

Mesfushori zviceran u kthye në Torino muajin e kaluar pas një viti të vështirë të kaluar në huazim te Chelsea ku luajti vetëm 599 minuta të shpërndara në 11 ndeshje, si pasojë e lëndimeve dhe formës jo të mirë.

26-vjeçari është pritur të largohet sërish dhe nuk ishte përfshirë në turneun parasezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Juventusi shumë afër t’i shesë dy lojtarë – pas tyre fillojnë blerjet
Lexo po ashtu
Juventusi shumë afër t’i shesë dy lojtarë – pas tyre fillojnë blerjet
Ai ishte lidhur me një transferim te West Ham Unitedi, por që dështoi pas shumë bisedimeve.

Ndërsa tani, Di Marzio ka bërë të ditur se Juve ka arritur marrëveshje me Monacon për shitjen e Zakarias për 23 milionë euro duke i përfshirë edhe shtesat.

Transferimi pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim duke liruar një tjetër vend në skuadrën e Bianconerëve.