Skuadra e Al Nassr është duke e bërë një tjetër goditje të madhe në merkaton e verës.
Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, Sadio Mane ka arritur marrëveshje me Al Nassr dhe shumë shpejt pritet të zyrtarizohet si lojtar i ri i klubit arab, shkruan Lajmi.net
Bayern Munich dhe Al Nassr janë pajtuar që kjo e fundit të paguaj plotë 35 milionë euro për lojtarin e Kombëtares së Senegalit.
Mane u transferua në “Allianz Arena” gjatë sezonit të kaluar, por ai nuk arriti ta gjente vetën në Bundesliga, madje pati probleme edhe me disa lëndime, duke humbur Kupën e Botës “Katari 2022”.
Futbollisti senegalez te Al Nassr do të jetë bashkëlojtar i yjeve, si: Crsitiano Ronaldo, Fofana, Marcelo Brozovic dhe Telles.