Arrihet akordi personal mes Arsenalit dhe Rayas

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, David Raya ka rënë dakord për kushtet personale me Arsenalin.
Raya dëshiron me çdo kusht kalimin te Arsenali, pasi që e refuzoi së fundmi Bayern Munichun, raporton lajmi.net.

Gjithçka varet tani nga marrëveshja mes klubeve. Brentfordi është informuar nga Raya që ai dëshiron t’i bashkohet Arsenalit.