Gjatë një konference të rregullt për shtyp të Ministrisë së Tregtisë të zhvilluar këtë pasdite, zëdhënësi He Yadong iu përgjigj pyetjeve lidhur me raundin e tetë të konsultimeve ekonomiko-tregtare mes Kinës dhe SHBA-së, të zhvilluara nga ekipet ekonomike dhe tregtare të të dyja vendeve në Nju-Jork të SHBA-së.
He Yadong bëri të ditur se ditët e fundit, ekipet ekonomike dhe tregtare të Kinës dhe SHBA-së zhvilluan në SHBA raundin e tetë të konsultimeve ekonomiko-tregtare. Të udhëhequra nga konsensusi i rëndësishëm i arritur nga krerët e dy shteteve dhe duke respektuar parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella, të dyja palët zhvilluan shkëmbime të sinqerta, të thelluara dhe konstruktive mbi çështje ekonomike dhe tregtare me interes të përbashkët, përfshirë zbatimin e konsensuseve të arritura në konsultimet e mëparshme ekonomiko-tregtare, masat për uljen reciproke të tarifave, krijimin e Këshillit të Tregtisë dhe Këshillit të Investimeve, si dhe zgjatjen e marrëveshjes së përbashkët të arritur gjatë konsultimeve ekonomiko-tregtare në Kuala Lumpur. Të dyja palët arritën disa konsensuse.

Zv/Kryeministri i Kinës He Lifeng dhe Sekretari i Thesarit i SHBA-së Scott Bessent, si drejtuesit përkatës të mekanizmit të konsultimeve ekonomiko-tregtare, zhvilluan gjithashtu dialogun e parë mbi inteligjencën artificiale në kuadër të këtij mekanizmi.
Në vijim, Kina do të mbajë komunikim të ngushtë me SHBA-në për punën e mëtejshme në kuadër të mekanizmit të konsultimeve ekonomiko-tregtare mes dy vendeve.



