Arrestohet vajza e re në Kumanovë , bënte diçka që zakonisht nuk bëjnë vajzat

Policia e Kumanovës, ka ngritur padi kundër 24 vjeçares me inicale M.K., nën dyshimin që ka kryer veprën penale “prodhim ilegal dhe shitje të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursoreve”. Siç njoftoi policia, më datë 17.10.2019 policët e kanë vërejtur të pandehurën duke vendosur në kutinë postare lëndë të dyshimtë, transmeton Gazeta Lajm. Pas kontrollit të kryer, në kutinë postare është gjetur marihuanë, kurse M.K. është arrestuar.