Më 22.03.2026, në orën 21:15 në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.I. (43) nga Tetova. Ai u ndalua pas denoncimit nga bashkëshortja e tij 42-vjeçare, e cila deklaroi se ai e kishte sulmuar fizikisht dhe me një mjet të mprehtë. Gjithashtu, u raportua se në periudhën paraprake, ai ishte sjellë vazhdimisht në mënyrë agresive dhe kishte kërcënuar atë dhe fëmijët e tyre. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Maqedoni Arrestohet tetovari pasi sulmoi gruan me thikë dhe kërcënoi familjen





