Arrestohet tetovari, kërkohej me fletarrest

Sot në ora 07:00 në rrugën “146” në Tetovë policët kanë arrestuar R.H.(31) nga Tetova.

Arrestimit është bërë që 31-vjeçari të vuajë dënimin me burg prej një viti për kryerjen e veprës penale në bazë të nenit 140 të Kodit Penal.

“Personi është dorëzuar në Burgun e Tetovës për mbajtjen e dënimit”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.