Arrestohet shtetasi i Maqedonisë në Gjermani, është i dënuar me 32 vite burg (EMRI)

Policia e Gjermanisë në Hamburg ka arrestuar 37 vjeçarin Bozhidar Ristov, i cili nga policia e Maqedonisë kërkohej për të vuajtur dënimin me burg prej mbi 32 vite.
Kundër Ristov, MPB ka shpallur 11 flet arreste vendore dhe një ndërkombëtare.
I njëjti sipas Policisë së vendit, është autor i disa veprave penale lidhur me mashtrime, falsifikime dhe lëndime trupore në territorin e shtetit tonë dhe është njëri ndër personat më të kërkuar nga shteti.
Për të janë miratuar disa aktgjykimi nga gjykatat e Maqedonisë. të cilat gjithsej i kanë shqiptuar dënim me burg prej 32 vjet e 5 muaj burg.