Arrestohet shtetasi i Maqedonisë në Beograd: Dogji picerinë ku punonte dhe u dërgoi pronarëve video të zjarrit

Policia në Vozhdovc të Beogradit ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut nën dyshimin se, për hakmarrje, i ka vënë flakën objektit hotelierik ku punonte, e më pas ka shqetësuar ish-punëdhënësit me video bizare.

​Më 10 shkurt, personi me iniciale S.G. nga Maqedonia e Veriut shkaktoi një incident i cili, për fat të mirë, përfundoi vetëm me dëme materiale dhe pa viktima në njerëz.

​Policia, pas një aksioni të shpejtë operativ, vuri në pranga S.G., i cili dyshohet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe rrezikim të sigurisë.

Sipas informacioneve jozyrtare, motivi i këtij veprimi radikal ishte pushimi nga puna që ai kishte marrë në piceri.
​Në vend që të ikte nga vendi i ngjarjes, ai e ka filmuar zjarrin me celularin e tij dhe më pas ia ka dërguar videot pronarëve të objektit.