Arrestohet shpërndarësi i drogës në Shkup, po kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg

Nëpunësit e policisë të ekipit operativ në SPB Shkup, sot në orën 10:10 në rrugën “Skupi” në Shkup, e kanë privuar nga liria shkupjanin, I.I. (46).

Siç kumtoi MPB-ja, për të është shpallur urdhëarrest qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale për vuajtjen e dënimit me burg prej tre vitesh për vepër të kryer penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Personi do të dërgohet në institucionin ndëshkues penal kompetent për vuajtjen e dënimit.