Arrestohet shkupjani, për shkak të një postimi në Facebook

SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër I.R.(47) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “përhapje e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik”.

Më 18 Prill 2022, në një postim në rrjetin social Facebook, i pandehuri ka publikuar një koment që promovon dhe nxit urrejtje dhe dhunë.