Arrestohet shkupjani i dënuar me shtatë vite burg

Sot rreth orës 17.00, në fshatin Ratajë të Tetovës, efektivët e policie nga Sektori për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar – Departamenti i Kërkimit të Ministrisë së Brendshme, në bashkëpunim me SPB Tetovë, e kanë arrestuar 41-vjeçarin S.M. nga fshati Konjare e Shkupit, i dënuar me shtatë vjet e gjysmë burg për veprën penale “vjedhje së rëndë”, në përputhje me nenin 236 të Kodit Penal.

Pas arrestimit të realizuar me urdhër të gjykatës, S.M. do të dërgohet në INKP “Idrizovë” në Shkup për të vuajtur dënimin.