Policia e rajonit të Shkupit arrestoi dje T.B. (43 vjeç), pasi gjatë kontrollit në banesën e tij në Aerodrom u gjetën dy kavanoza me kokainë, një peshore digjitale dhe paketime të vogla të drogës gati për shitje. Kundër tij do të ngrihet padi penale sipas Kodit Penal.
“Dje (13.03.2026) rreth orës 21:00, në rajonin e Shkupit, policët e Njësisë për tregti të paautorizuar pranë SPB Shkup e arrestuan T.B. (43) nga Shkupi. Pas marrjes së informatave operative, u veprua me urdhër për bastisje në banesën e tij në komunën Aerodrom, ku u gjetën dy kavanoza me kokainë dhe një peshore digjitale, si dhe pjesë e drogës e paketuar në paketime të vogla gati për shitje me pakicë. Personi u arrestua dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngrihet padi penale sipas nenit 215 të Kodit Penal – “Prodhimi dhe qarkullimi i paautorizuar i drogërave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve””, thonë nga MPB.





