Yoon Suk Yeol i Koresë së Jugut është bërë presidenti i parë në detyrë i vendit që është arrerstuar, duke i dhënë fund përplasjes disajavore mes hetuesve dhe sigurimit të tij personal, shkruan BBC të mërkurën.
Yoon, përpjekja e të cilit për të vendosur ligjin ushtarak dështoi dhe e zhyti vendin në trazira, po hetohet me akuzat për kryengritje.
Megjithatë, teknikisht është ende presidenti, pasi Gjykata Kushtetuese do të vendosë nëse shkarkimi i tij është i vlefshëm.
Hetuesit përdorën shkallë dhe prenë gjembat për ta arrestuar Yoonin. Personeli i Shërbimit të Sigurisë Presidenciale (PSS) kishte ngritur barrikada për ta penguar arrestimin e tij.
Udhëheqësi 64-vjeçar ka pranuar të paraqitej para Zyrës së Hetimit të Korrupsionit për zyrtarë të lartë (CIO) “për të shmangur gjakderdhjen”.
Në një video-mesazh tre-minutësh, Yoon ka thënë se do të respektonte hetimin kundër tij edhe pse ishte kundër.
Ai vazhdimisht ka pohuar se urdhri për arrestimin e tij nuk është ligjërisht i vlefshëm.
Më shumë se 1000 oficerë ishin pjesë e operacionit të së mërkurës, që ishte përpjekja e dytë për arrestimin e presidentit jugkorean.