Arrestohet polici për dhunë ndaj gruas, i caktohet paraburgimi

Njësiti për krim të dhunshëm pranë SPB Shkup, deri te Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK), ka parashtruar kallëzim penal me procedurë urgjente kundër R.R. (39), i punësuar si zyrtar policor në MPB, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale „lëndim trupor” sipas nenit 130 paragrafi 2 i Kodit Penal, përkatësisht sepse më 02.05.2026 e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 37-vjeçare.
​R.R. është privuar nga liria dhe është dërguar para gjykatësit të procedurës paraprake, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditësh.
​Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së, kundër zyrtarit policor do të parashtrojë propozim për fillimin e procedurës për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme për largim nga vendi i punës.