Arrestohet personi që ka kërcënuar ish deputeten, nga VMRO-DPMNE

Vesna Damçevska Ilievska 23 vjet është anëtare e VMRO-DPMNE, ka qenë 6 vjet deputete, ndërsa në periudhën e fundit është shënjestër e dhunës, për shkak të, siç thotë ajo, kërkesës për Kongres të jashtëzakonshëm dhe të zgjidhet kryetar i ri i partisë.

Ajo në bisedë për TV21 thotë se dhuna nga ana e VMRO-DPMNE duhet të mbetet në të shkuarën, por për partinë opozitare kërkesat e tilla janë qesharake.

Dimçe Arsovski: “Montazh dhe konstruksion që është pjesë e koalicionit të ri të promovuar mes iniciatorëve dhe Zoran Zaevit dhe nuk kam çfarë të komentoj më shumë”.
-Nuk do të përgjigjeni në lidhje me akuzat?
Dimçe Arsovski: “Thashë montazh dhe konstruksion që është pjesë e koalicionit të ri të promovuar mes iniciatorëve dhe Zoran Zaevit për kongres të jashtëzakonshëm”.
-A e dënoni incidentin?
Dimçe Arsovski: “Shikoni, përsëri po e theksoj montazh dhe konstruksion ndërsa institucionet duhet të hetojnë, nëse janë jopartiake, nëse nuk janë nën ombrellën e Zoran Zaevit”.

Nga Iniciativa thonë se dërgimi i ish të burgosurve, kriminelëve dhe dhunuesve para shtëpisë së një gruaje nuk është dhe nuk mund të jetë zëvendësim për debat demokratik. Gjithashtu kërkojnë të tërhiqen të gjithë udhëzimet për frikësim dhe kryerjen e presionit ndaj anëtarëve të Këshillit.

“Unë nuk e di a është e montuar nga dikush, thjeshtë e di se ne, unë dhe familja ime dhe gjithë fqinjësia ishim të shqetësuar gjatë dy netëve të kaluara. Këtu jetoj më shumë se 35 vjet dhe askush nuk mban mend të ketë ndodhur diçka e tillë”, tha Vesna Damçevska Ilievska, Këshilli Iniciues.

Damçevska Ilievska thotë se është punëtorë që e promovon komunikimin e pa dhunshëm, ndërsa shpreson se në Kongresin e jashtëzakonshëm të gjithë çështjet do të zgjidhen, edhe pse siç thotë ajo në zgjedhjet e fundit për kryetar partie ka votuar pikërisht për Mickoskin.

“Ka bërë shumë fushatë të keqe se unë i përkas ndonjë grupi që nuk e di çfarë do të bëjë dhe se unë duhet të jem e vendosur në tapetin e turpit për linç publik, përkatësisht partia ime. Kërkova ndihmë, u lajmërova te kolegë, kolegë më janë lajmëruar, nuk pajtohen me këtë por për shkak të kësaj që e përjetova nuk e di kush do të dojë të flas kështu publikisht, këtë dhunë po e duroj një kohë të gjatë por tani eskaloi për shkak të prononcimit të qëndrimit tim”, u shpreh Vesna Damçevska Ilievska, Këshilli Iniciues.

Policia dje pasdite ka arrestuar S.Ç. (29) të cilin ish deputetja e ka denoncuar se i është kërcënuar në mënyrë verbale dhe në formë të shkruar si dhe e ka ofenduar. Bëhet fjalë për person që ka vuajtur dënim me burg dhe është kryerës i disa veprave penale.

Iniciativa për kongres të jashtëzakonshëm e VMRO-DPMNE kërkon përgjegjësi nga udhëheqësia aktuale për shkak të humbjes në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut, duke u thirrur në deklaratën e Mickoskit se do të japë dorëheqje nga posti i kryetarit nëse nuk fiton më shumë deputet sesa LSDM dhe nëse nuk arrin të formojë Qeveri.

Në Këshillin iniciues ka shumë ish funksionar të VMRO-DPMNE, përkatësisht ish kryetarë komune, deputet dhe bartës të funksioneve në ekzekutiv.