Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nëpunësit policorë në Tetovë, sot, rreth orës 15, në Sheshin e Tetovës kanë privuar nga liria një 54-vjeçar nga Tetova, F.A. për shkak se te ai janë gjetur dhe marrë mbi 3000 copë mjete piroteknike, transmeton TV21.
Në njoftim thuhet se F.A. është mbajtur në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen e plotë të rastit dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës në bazë të nenit 396 të Kodit Penal.
